PSG-ja rivalizon Barcelonën për Mandzukicin

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet me Juventusin për një sulm të mundshëm për kroatin Mario Mandzukic.

PSG ka nevojë për përforcime në sulm pas dëmtimeve të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, ndërsa Neymar duket se është afër ri-bashkimit me Barcelonën.

33-vjeçari kroat ka rënë në renditjen e sulmuesve në Torino pas kthimit të Gonzalo Higuain nga huazimi.

Sidoqoftë, Di Marzio paralajmëron se ai mund të preferojë të marrë më shumë kohë në zgjedhjen e destinacionit të tij të radhës.

Si pasojë, kroati mund të mbetet te Bianconerët deri në janar dhe më pas të merr një vendim për të ardhmen e tij. 



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme