PSG-ja synon ta transferojë Dembelen

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini është duke synuar ta transferuar sulmuesin anësor francez të Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan “Sport”.

Kampioni i Francës dëshiron ta rrisë numrin e francezëve në skuadër dhe e sheh Dembelen si opsion të mirë, ani pse Dembele ka pasur probleme të shumta me lëndime së fundi.

Dembele 23-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022. Ai te klubi kampion i Spanjës është transferuar nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017 për 125 milionë euro.

Të ngjashme