PSG-ja ua ofron Neymarin tri skuadrave evropiane

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint Germain është pajtuar për të lejuar largimin e Neymar këtë verë.

Sipas pretendon ‘Sport’, PSG i kanë ofruar tri skuadrave të Evropës shërbimet e Neymar, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për Manchester Unitedin, Juventusin dhe Real Madridin.

Gjigantët francez janë të vetëdijshëm që braziliani dëshiron të largohet këtë verë, por ende nuk ka gjetur blerës.

Dëshirë e madhe e Neymar ka qenë rikthimi te Barcelona, por duket se katalanët nuk janë të interesuar më për të, pas largimit në vitin 2017.

Të ngjashme