PSG-ja zvogëlon në minimum numrin e medieve për ndeshjen ndaj Dortmundit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Klubi kampion i Francës në futboll Paris Saint-Germain ka zvogëluar në minimum numrin e mediave për ndeshjen e të mërkurës të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, nga frika nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi francez të martën, transmeton Koha.net.

Ndeshja në Paris do të luhet pa shikues, ndërsa autoritetet franceze të hënën kanë ndaluar tubimet e më tepër se 1000 personave. Kufizimet janë aplikuar edhe te numri i mediave.

“Qasja në ‘Parc des Princes’ është e autorizuar për pesë media që kanë të drejtat, të zgjedhura nga UEFA, dhe për mediat e klubit”, është njoftuar në komunikatë të Paris Saint-Germainit.

Po ashtu edhe konferencat për media para dhe pas ndeshjeve janë anuluar.

Kampioni i Francës pësoi 2:1 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Të ngjashme