PSG konfirmon shkarkimin e Tuchel

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini ka lëshuar një komunikatë për media, përmes të cilës ka konfirmuar shkarkimin e Thomas Tuchel, ndërsa nuk e ka dhënë emrin e pasardhësit të tij.

Strategu gjerman ka qenë në krye të kampionit francez nga korriku i vitit 2018, ndërsa në javën e kaluar u raportua për shkarkimin e tij, porse vetëm sot (e martë) klubi e ka konfirmuar lajmin.

“Pas një analizimi të thellë të situatës së vet sportive, Paris Saint-Germaini vendosi ta ndërpresë kontratën e Thomas Tuchel”, ka thënë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përmes një komunikate.

“Dua ta falënderoj Thomas Tuchelin dhe stafin e tij për gjithçka që i kanë sjellë klubit. Thomas ka dhënë shumë energji dhe pasion në punën që ka bërë dhe padyshim se do të mbahen mend çastet e mira që i kemi përjetuar bashkë. Ia uroj të gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë ai më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme