PSG-Manchester City, ndeshja më e shtrenjtë e futbollit në botë – 2 miliard euro vlera e skuadrave

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain do të presë sot Manchester Cityn në “Parc des Princes”, në atë që është ndeshja më e shtrenjtë e futbollit në botë.

Të dyja klubet janë të njohura për pasurinë e madhe, si dhe dy formacionet startuese kanë shumë fuqi.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, skuadra e Manchester City vlen 1 miliard euro, 1.005 miliard për të qenë të saktë, ndërsa PSG arrin në 997.25 milionë euro.

Nëse të dyja palët vënë vlerën e tyre së bashku, ato tejkalojnë një total prej 2 miliardë eurosh, kështu që mund të thuash se kjo është ndeshja më e shtrenjtë e futbollit në botë.

Ndërsa të dy klubet janë vënë pas trofeut të parë të Ligës së Kampionëve në historitë e tyre përkatëse, të dy skuadrat kanë investuar shumë këtë verë në talente të reja.

Sidoqoftë, është Manchester City që ka bërë nënshkrimin më të shtrenjtë të verës, Jack Grealish.

25-vjeçari i kushtoi klubit anglez 117.5 milionë euro nga Aston Villa, dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Afati kalimtar i verës i PSG-së nuk ka qenë asgjë më pak se i jashtëzakonshëm, me emra si Achraf Hakimi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Georginio Wijnaldum që të gjithë u bashkuan me klubin francez, për të mos përmendur fituesin e gjashtëfishtë të “Topit të Artë”, Lionel Messin.

PSG ka një sulm që vlen 340 milionë euro. Sulmi i parisienëve përbëhet nga Kylian Mbappe i vlerësuar në 160 milionë euro, Neymar (100 milionë euro) dhe Messi (80 milionë euro).

Sulmi i Manchester Cityt, në ana tjetër, ka një vlerë të kombinuar prej 270 milionë me Kevin de Bruyne në (100), Raheem Sterling (90) dhe Phil Foden (80).

Një gjë që ende nuk është e sigurt, se a do të luajë Messi. Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino siguron se ai po shërohet, por askush në klub nuk e di ende nëse ai do të luajë apo jo.

Messi ka një histori të madhe me trajnerin Pep Guardiola, pasi argjentinasi luajti nën drejtimin e tij te Barcelona në vitet 2008-2012 në një nga ekipet më të mëdha të futbollit në histori.

Që atëherë, Messi ka luajtur kundër Bayern Munich dhe Manchester City të Guardiolës disa herë dhe ai ka qenë i suksesshëm pothuajse çdo herë.

Pavarësisht nëse ai luan apo jo, kjo lojë do të tërheqë sytë e të gjithë botës. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme