PSG nuk do të heq dorë nga Neymar apo Mbappe

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Skuadra franceze Paris Saint-Germain nuk do të detyrohet t’i shesë futbollistët Neymar apo Mbappe, për t’i përmbushur rregullat financiare të Fair Play.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk është 100 për qind i sigurt, por 2000 për qind se dy yjet e lartpërmendur do të qëndrojnë në PSG, shkruan Goal.

Më parë është raportuar se Neymar dhe Mbappe mund t’i bashkohen Real Madridit apo Barcelonës. Mirëpo presidenti Al-Khelaifi i ka demantuar të gjitha këto raportime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme