PSG ofertë rekorde për Mbappe

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 09:47 | Nga

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh përpara në kërim të sulmuesit të Monaco, Kylian Mbappe.

Klubi nga Parc des Princes ka bërë një ofertë marramendëse – që do të ishte rekord botëror, prej 135 milionë euro, mëson Goal.com.

18 vjeçari ka ‘vrarë’ sytë e të gjithëve sezonin e kaluar kur shënoi 26 gola në 44 ndeshje për kampionin francez, për të pasuar më tej interesimi i shumë top klubeve evropiane, përfshirë Real Madrid dhe Arsenal.

Fillimisht PSG nuk ka qenë e interesuar në viganin e Francës, por që prej aty ka ardhur Antero Henrique si drejtor sportiv, gjërat paksa kanë ndryshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme