PSG ofron shkëmbimin Icardi – Dybala

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala vazhdon ta mbajë pezull të ardhmen e tij.

Ndonëse mbrëmjen e djeshme Paulo Dibala u zhbllokua, duke rigjetur golin në kampionat me Juventusin pas 7 muajsh (saktësisht pas 162 ditësh), nga Franca vazhdojnë të këmbëngulin se argjentinasi është nxjerrë në merkato nga bardhezinjtë dhe me ofertën e duhur palët mund të përshëndeten.

Në garë për numrin 10 janë Manchester Unitedi, Real Madrid, por edhe PSG-ja, me këta të fundit që kanë menduar një tjetër ide për të transferuar Dybalan nën kullën “Eifel”.

Ideja e fundit e drejtorit sportiv Leonardo është ajo e një shkëmbimi mes Paulos dhe sulmuesit të PSG-së, Mauro Icardi,. Gjithsesi, duket e vështirë që torinezët ta pranojnë këtë. /Zeri.info

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme