PSG përgatitet për ta transferuar Skriniar

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain janë gati që ta dyfishojnë pagën e Milan Skriniar në mënyrë që ai të largohet nga Interi, shkruajnë raportet

Mbrotjësi qendrorë është në kontratë në San Siro deri në qershor të 2023 dhe raportohet se ai nuk dëshiron të largohet.

Megjithatë, ai nuk ka qenë startues nën Antonio Conten dhe kjo do t’i sillte profit Interit nëse ai shitet aq sa e ka çmimin, 50 milionë euro.

Tashmë është raportuar që PSG e sheh atë si një zëvendësim ideal për Thiago Silvan.

Sipas FCINterNews.it agjenti i tij Marcelo Simonian ka ateruar në Milan për negociata me Interi dhe Skriniarin.

Ky raport po ashtu tregon që PSG janë duke përgatitur një ofertë pesë vjeçare ku ai do të merr dyfish pagë nga ajo e tanishmja.

Me Diego Godin që po ashtu është duke u larguar për në Cagliari, mbetet të shihet nëse Conte po përpiqet që ta freskojë mbrojtjen me lojtarë mbrojtjeje që përshtaten me sistemin e tij me tre mbrojtës.

Skriniar vuajti që të adatohet dhe kishte mbetur në bankë në shtatë ndeshjet e fundit të sezonit.

Të ngjashme