PSG planifikon t’ia vazhdojë kontratën Neymarit

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain shpreson që ta afrojë brazilianin që është distancuar gjatë verës.

Sipas Le10Sport, skuadra franceze është dukë planifikuar që t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit Neymar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Gjatë verës është raportuar se futbollisti 27 vjeçar do t’i bashkohet Barcelonës; mirëpo bisedimet ndërmjet dy skuadrave përfundimisht dështuan.

Tani futbollisti në fjalë është kthyer në Paris dhe nëse ai pranon të nënshkruajë kontratë të re, mund të mbetet aty për një kohë të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme