PSG-ja po përgatit mega ofertën për Mbappe

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint Germain po përgatitet për ‘blindimin’ e Kylian Mbappe.

PSG do të bëjë gjithçka që të mbajë në radhët e veta yllin francez, Kylian Mbappe.

Mbappe shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur, andaj edhe vëmendja për të është shumë e madhe nga gjitha skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas ‘Le10Sport’,  PSG do të ofrojë kontratë të re me një ngritje të madhe në pagë.

Mbappe do të fitonte rreth 50 milionë euro me kontratën e re të ofruar nga kampionët e Ligue 1.

Mbetet të shihet nëse këto shifra do ta bindin lojtarin të qëndrojë, pasi ky i fundit ka bërë të ditur se vetëm triumfi në Ligën e Kampionëve e mban atë në Paris.

Të ngjashme