PSG pritet të bëjë ofertë të majme për De Ligtin

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi është duke hasur në një konkurrencë të ashpër nga Paris Saint-Germaini për transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi në këtë verë.

Skuadra holandeze ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin e tyre vetëm nëse marrin 89 milionë euro, ndërsa parisienët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë.

Raportohet se PSG është e gatshme madje edhe t’i ofrojë De Ligtit një pagë prej 84 milionë euro për pesë vite kontratë, vetëm që të kalojë në Parkun e Princave.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka disa muaj që është duke tentuar ta transferojë kapitenin e Ajaxit, mirëpo thuhet se skuadra franceze është duke planifikuar ta bëjë ofertën e majme

Edhe pse Djajtë e Kuq dhe Parisienët janë në garë, Barcelona është duke i prirë konkurrencës për shërbimet e De Ligt, pasi aty po ndikon edhe Frenkie de Jong që e kompletoi transferimin në fillim të këtij viti.

Skuadra katalunase thuhet se i ka ofruar mbrojtësi holandez një pagë prej shtatë milionë euro në sezon, mirëpo oferta e majme e PSG-së mund të bëjë që ai të kalojë në Parkun e Princave. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme