PSG shënjestron Haaland-in

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain e ka identifikuar sulmuesin e Borussia Dortmund-it, Erling Haaland, si cak transferimi, sipas raportimeve nga Foot Mercato.

Klubi francez dëshiron që norvegjezi të jetë i pari që arrin në “Parkun e Princave” këtë verë, teksa trajneri Thomas Tuchel synon të bëjë disa ndryshime në skuadrën e tij.

Nëse Paris Saint-Germain arrin marrëveshje me Haaland-in, atëherë ata do ta kthejnë vëmendjen kah tinejxheri i Rennes, Eduardo Camavinga, dhe mesfushori i Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic.

Të ngjashme