Publikohen datat e “El Classico”

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Liga Profesionale e Futbollit në Spanjë ka publikuar listën e ndeshjeve për edicionin 2019/2020.

Ajo çka ka zgjuar më së shumti interesim nga futbolldashësit janë përballjet mes dy gjigandëve të futbollit evropian, Barcelonës dhe Real Madridit.

La Liga ka caktuar përballjen e parë të “El Classico” më 27 tetor 2019, në Camp Nou.

Ndeshja e kthimit mes Los Blancos dhe Blaugranave do të luhet më 1 mars 2020, në Santiago Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme