Publikohen rezultatet e pingpongut në ligën e juniorëve

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Me 22 dhe 23 shkurt në sallën e pingpongut të Pallatit të rinisë, filluan garat ekipore në ligën e parë dhe në ligën e juniorëve.

Të shtunën u zhvilluan 3 xhirot e para të ligës së Juniorëve për vitin 2020. Morën pjesë 10 klube të juniorëve, të regjistruara këtë vit në FPPK, e të gjitha klubet shfaqën ndeshje shume interesante e të cilat ju ofruan kënaqësi shikuesve prezent në sallë.

Përveç ekipeve favorite të cilat nuk lejuan befasi, ekipet tjera ofruan loje të bukura duke u munduar të shënojnë fitoret e para të tyre në garën për renditje në pjesën e sipërme të tabelës. U arritën këto rezultate:

Të dielën u zhvilluan edhe 3 xhirot e para në ligën e parë të meshkujve për vitin 2020, me numër rekord të klubeve të regjistruara në këtë ligë që nga pas lufta, 11 gjithsej.

Favoritë për këtë vite duken të jenë dy klubet nga Vushtrria, si dhe Vita e Priping, por edhe klubet tjera shfaqen ndeshje shumë të forta. U arritën këto rezultate, transmeton Ekonomia Online.

Të ngjashme