Publikohet orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve: Prishtina luan ndaj Legias në shtator

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar orari zyrtar i ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve në basketboll, aty ku merr pjesë edhe skuadra e Z Mobile Prishtinës.


Skuadra e Prishtinës si kampion i Kosovës edhe këtë vit do të jetë pjesë e garës së Ligës së Kampionëve në basketboll.

Prishtina në raundin e parë kualifikues do të takohet me skuadrën polake, Legia Warszawa.

Ndeshja e parë takohet në Prishtinë më 17 shtator, kurse ndeshja kthyese tre ditë më vonë (20 shtator) në Poloni.

Të ngjashme