Pulishiqi vendos dy rekorde

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti amerikan i Chelseat, Christian Pulishiq, ka vendosur dy rekorde të martën në ndeshjen kundër Real Madridit.

Pulishiqi ka shënuar golin e vetëm për Chelsean, në barazimin që skuadra angleze e arriti ndaj Real Madridti 1:1. Ai u bë amerikani i parë që realizon gol në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, hyri edhe në hsitori të klubit anglez, duke u bërë futbollisti më i ri që shënon në këtë fazë të garave. Pulishiqi realizoi gol në moshën, 22 vjet e 221 ditë.

Të ngjashme