Pulisiq i pakënaqur, tri skuadra të mëdha vihen pas tij

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Christian Pulisiq mund të largohet nga Chelsea. Mesfushori i londinezëve është i pakënaqur me situatën e tij te skuadra angleze. Mesfushori nën udhëheqjen e trajnerit, Thomas Tuchel, nuk ka startuar në asnjë ndeshje. Sipas mediave në Ishull, situatën e 22-vjeçarit janë duke e monitoruar Bayern Munichu, Liveprooli dhe Manchester Unitedi.

Pulisiq ka kontratë me “Blutë e Londrës”, deri në vitin 2024.

Ai këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Pulisiq është pjesë e londinezëve që nga viti 2019 kur u transferua nga Dortmundi.

Të ngjashme