Punë e kryer, David Luiz në Flamengo

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i njohur i transferëve, Fabrizio Romano ka lajmëruar se mbrojtësi brazilian ka arritur marrëveshje me Flamengon e Brazilit

David Luiz sezonin e ri do të mbrojë ngjyrat e Flamnegos.

“David Luiz në Flamengo, marrëveshja verbale është arritur dhe gjithçka është kryer. Mbrojtësi brazilian ka pranuar kontratën deri në dhjetor 2022. Ai do t’i bashkohet Mengos në sezonin e ri”, ka shkruar Romano në faqen e tij në Twitter.

Sipas tij, tani ai është duke e marrë lejen e punës. “Misioni i tij ta fitojë ligën edhe në Brazil”.

Kujtojmë se Luiz sezonet e fundit luajti të Arsenali. 

Të ngjashme