“Pushtimi” i Ishujve, misioni i radhës i Kosovës

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Plot optimizëm janë shfaqur futbollistët e Kosovës në periudhën e shkurtër mes dy ndeshjeve. Nuk kanë festuar shumë fitoren 3:1 ndaj Maltës të arritur të enjten mbrëma në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Kanë shikuar para drejt misionit të radhës – “pushtimit” të Ishujve Faroe. Rrugën e gjatë për në Ishujt Faroe lojtarët e Kosovës do ta bëjnë të shtunën (sot) në mëngjes. Në Torshavn, që është kryeqyteti i Ishujve Faroe, Kosova luan të dielën (18:00).

Me shumë peshë vlerësohet ndeshja e së dielës ndaj Ishujve Faroe. Synohet fitorja që, ndër të tjera, do t’i mundësonte Kosovës të mbante vendin e parë në grup, pavarësisht rezultatit në takimin tjetër të grupit, do të hapte rrugën drejt fitimit të grupit e po ashtu do të nxirrte Ishujt Faroe nga gara për të fituar Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme