Puthja e topit në kohën e Coronavirusit gjobitet me 1 200 dollarë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Futbolli në kohën e Covid-it është diçka tjetër. Limitimi për sa i takon kontakteve fizike para ndeshjeve dhe, mbi të gjithë, stadiumet bosh janë një minus shumë i madh për lojtarët që shkojnë në fushë.

Por pandemia ka prekur të gjithë sektorët dhe edhe futbolli ka qenë i detyruar të përshtatet.

Shpesh gjatë një goli ka ndodhur të shihet golashënuesi të puthë topin, një festim i përhapur, por që është i ndaluar në futbollin e “infetkuar” nga Coronavirus.

Shumë federata, në fakt, e ndalojnë puthjen e sferës, por Sergio Lopez, lojtar i Aucas, ka shkelur rregullin.

Futbollisti i kategorisë kryesore të futbollit në Ekuador nuk ka arritur ta frenojë instinktin për ta puthur topin pas shënimit të golit dhe tani e pret një gjobë e kripur: plot 1200 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme