Putin i jep lule presidentes kroate, merr fanellën e Kroacisë në këmbim

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 10:03 | Nga

Presidenti rus Vladimir Putin i dhuroi homologes së tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç me një buqetë me lule përpara takimit të tyre në Kremlin.

Ndërsa Grabar-Kitaroviç ia ktheu favorin duke i dhuruar një fanellë të Kroacisë, Putinit.

Fanella e futbollit me ngjyrë të kuqe e të bardhë, ka të stampuar numrin 9 dhe emrin e Putin.

“Kjo është për ndeshjen e sotme,”- iu shpreh presidentja kroate.

“Para së gjithash do të doja t’ju përgëzoja për performancën e suksesshme të ekipit në Kupën Botërore Unë jam i sigurt se do të shohim një lojë interesante,”-tha Putin duke iu referuar finales midis Kroacisë dhe Francës, e cila u zhvillua të dielën në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Të ngjashme