“Qava kur e kuptova se po i bashkohesha Manchester Unitedit”

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Bruno Fernandes ka zbuluar se kishte shpërthyer në lot kur i ishte thënë për mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Përfaqësuesi i Portugalisë iu bashkua Unitedit zyrtarisht nga Sporting në janar, dhe tani thotë se druhej se ëndrra e tij nuk do të realizohej pas shumë muajve thashetheme, transmeton Gazeta Express.

“E dini, do ta them të vërtetën se u frikësova. Ëndrra m’u bë realitet, ishte një ëndërr e madhe”, tha Fernandes.

“Për mua, të luajë në Angli dhe për Manchester Unitedin ishte arritja më e madhe në karrierë. Të luaj në Premierligë, për njërin prej ekipeve më të mira në botë”, shtoi ai.

Fernandes po e gëzonte një fillim të ëndërruar të karrierës në Old Trafford para se pandemia koronavirus ta ndërpriste futbollin, pasi i shënoi tri gola dhe i dha katër asiste në nëntë ndeshjet e para për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer. 

Të ngjashme