Qerimi emërohet seleksionues i Kosovës në hendboll

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Bujar Qerimi është emëruar seleksionues i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Qerimi do ta zëvendësoj Taip Ramadanin, që për shkak të kufizimeve në udhëtim nga Australia, ku edhe jeton, ka dhënë dorëheqje.

Bordi i FHK-së ka vendosur që pozitën e selektorit t’ia besojë ish-lojtarit të Borcit të Ferizajt, Bujar Qerimit. Ai ka bërë karrierë si trajner në Belgjikë. Së fundi ishte seleksionues i U-20 të Belgjikës. Tani Qerimi do të jetë në krye të Kombëtares sonë për katër ndeshje e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Kosova më 10 mars e pret Rumaninë në Prishtinë, ndërsa më 14 mars luan ndaj Rumanisë si mysafire. Në fund të prillit Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi kurse në fillim të majit luan si mysafire ndaj nënkampiones së botës, Suedisë. FHK-ja ishte e interesuar edhe për trajnerët tjerë shqiptarë, Jasmin Zhuta e Ibish Thaqi. Por vendosi për Qerimin, një emër të respektuar të hendbollit kosovar.

Të ngjashme