Qeveria britanike paralajmëron tifozët që vijnë në Prishtinë: Mos pini ujë nga çezmja

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Para përballjes me Kosovën në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, qeveria britanike e ka publikuar një udhëzim për tifozët anglezë që do të udhëtojnë për ta përcjellë këtë ndeshje.

Në mesin e pjesëve teknike për udhëtimin, në këtë artikull janë publikuar edhe disa udhëzime për tifozët gjatë kohës sa janë në Prishtinë.

“Parkingu rreth stadiumit nuk lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë, edhe pse disa automjete mund të mos jenë në gjendje të mirë”, shkruhet në udhëzimin e publikuar nga qeveria britanike.

Udhëzimi i qeverisë britanike për tifozët anglezë

Qeveria britanike, qytetarëve të saj u rekomandon që të mos pihet uji nga çezma, percjell telegraf. “Ne ju rekomandojmë që të mos pini ujë nga çezmja deri sa jeni në vizitë në Kosovë”, përfundon udhëzimi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme