Qeveria mbështet fshatin Gjonaj për fushën sportive

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 09:51 | Nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga deputeti i zonës Nezir Çoçaj, kanë vizituar fshatin Gjonaj të Prizrenit dhe klubin e futbollit të fshatit “Drini i Bardhë”.

Ministri Gashi, me kryesinë e klubit, ka biseduar për sfidat dhe problemet infrastrukturore me të cilat përballet klubi hasjan me traditë shumëvjeçare.

Mungesa e një fushe sportive për përgatitjen e lojtarëve, por edhe për zhvillimin e garave e ndeshjeve si edhe organizimin e turneve që është brengë e sportdashësve të këtij lokaliteti.

Gashi është zotuar se Ministria e Sportit dhe ai vetë do të angazhohen që gjatë këtij viti të nisin investimet në rregullimin e fushës sportive të fshatit Gjonaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme