Qeveria neglizhon punën në stadiumin e Prishtinës

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 08:18 | Nga

Në mëngjesin e ftohtë të së martës pak punëtorë ia kishin mësyrë stadiumit të qytetit në Prishtinë. Në stadiumin, që ka muaj që është shndërruar në vendpunishte, nuk është se shihen shumë makineri.

Pas javësh të tëra pune, po ashtu nuk shihet ndonjë ndryshim i madh në pamjen e njërit prej objekteve kryesore sportive në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nuk kishte më tepër se dhjetë punëtorë të martën në stadium. Ata ishin të shoqëruar nga një inxhinier, në një nga lokalet e këtij objekti jo larg qendrës së Prishtinës.

Paraditen e kaluan duke bërë pastrime në pjesë të ndryshme të stadiumit. Më pas u ushqyen dhe kështu i erdhi fundi një dite tjetër të punës.

Punëtorët dhe udhëheqësi i tyre janë të vetëdijshëm se puna që duhet ta kryejnë nuk do të përfundojë shpejt. Afati për përfundimin e renovimit është korriku i vitit tjetër. Por, projekti është “komplikuar” me shtesat që ka kërkuar UEFA të përfshihen.

stadiumi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme