Quartararo i pandalshëm, e fiton edhe Çmimin e Madh të Andaluzisë

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Fabio Quartararo fiton garën e dytë radhazi në Botërorin e Moto Gp duke u shkëputur i vetëm në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

Francezi i talentuar dominoi Çmimin e Madh të Andaluzisë, teksa pasi u nis nga pole-position regjistroi edhe xhiron më të shpejtë në garë ndërsa e kryesoi nga fillimi deri në fund garën e zhvilluar në pistën e Jerez de la Frontera.

Në podium bashkë me pilotin e Petronas Yamaha SRT u ngjitën edhe dy pilotët e Yamahas zyrtare, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi që bëri një garë shumë të mirë duke iu gëzuar në fund vendit të tretë.

Vendi i 4-t për japonezin Taakaki Nagami që në mungesë të Marc Marquez, mbajti lart flamurin e Hondas i ndjekur nga Joan Mir dhe Andrea Dovizioso.

Vetëm vendi i 8-të për vëllain e Marc Marquez, Alex Marquez që gjithashtu garon me Repsol Hondan.

Të ngjashme