Qytetarët nga mëngjesi presin në radhë për biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 09:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve janë parë duke pritur para pikës së shitjes së IPKO-s në sheshin “Nëna Terezë” për blerë biletat për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve, raporton Ekonomia Online.

Ramë Ibërdema, i cili për të përcjellë ndeshjen Kosovë- Maltë ka ardhur nga ShBA-ja, nuk u shpreh i kënaqur me organizimin për shitjen e biletave.

Edhe përkundër kësaj, Ibërdemaj tha se përfaqësuesja kosovare do të shënoj fitore.

“Nuk është shumë i mirë, është më i mirë se mbrëmë, por nuk është shumë i mirë se prapë hyn pa rend mirëpo më pak se mbrëmë. Mbrëmë ishte shumë situatë e vështirë e keqe. Ndeshja do të jetë fitore, së paku 2:0. Ne kemi ardhë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për ndeshje. Presim rezultat dhe presim një rend më të mirë në të ardhme”.

Katastrofë e quan organizimin, Jetmir Hoti, një i ri, i cili për 2 orë e gjysmë ka pritur sot për të siguruar një biletë për ndeshjen me Maltën.

“Organizimi është katastrofë, ma mirë është me bërë online se kështu është shumë. Dje kemi prit katër orë sot dy orë e gjysmë”.

Ndërsa Bekim Alshiqi, tha se organizimi sot është më i mirë se dje.

“Jam duke prit nga ora 7 e 30 dhe presim fitore prej Kosovës. Sot është mirë, dje kam dëgjuar që ka pas parregullsi por sot është mirë”.

Takimi Kosovë – Maltë zhvillohet të enjten prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Çmimi i biletave sillet prej 2 deri në 50 euro.

Pas kaosit të shkaktuar të hënën në mbrëmje, shitja e biletave do të vazhdojë në pikat e njëjta siç kishte njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Seleksionuesi i Kosovës Bernard Challandes është i bindur se Kosova ka lojtarë për ta dominuar në të gjitha aspektet ndeshjen kundër përfaqësueses së Maltës.

Challandes, në konferencën për media të hënën, tha se Kosova do të luajë ndeshje më ofensive se që ka luajtur deri tash.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Numër i madh i qytetarëve presin për të blerë bileta për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve

Posted by EkonomiaOnline on Monday, October 8, 2018

Të ngjashme