Rabiot nuk është në planet e Sarrit, në janar largimi nga Juventusi

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Adrien Rabiot nuk ka arritur të ambientohet me futbollin italian.

Mesfushori francez iu bashkua Zonjës së Vjetër gjatë afatit kalimtar veror si futbollist i lirë.

Rabiot nuk është preferuar nga trajneri Maurizio Sarri dhe kjo është arsyeja që ai ka kërkuar largimin nga klubi.

Juventus nuk e ka ndërmend ta pengojë largimin e tij, pasi Rabiot ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe për më tepër është ndër lojtarët më të paguar me shtatë milionë euro pagë vjetore.

Adrien Rabiot. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Tottenham Hotspur është skuadra që po e kërkon me ngulm transferimin e tij në Ligën Premier.

Juventus ka biseduar me drejtuesit anglez dhe është gati ta përfshijë francezin në ofertë për Cheistian Eriksenin.

Gjithsesi sipas mediave italiane e sigurt deri më tani është vetëm largimi i Rabiot nga Zonja e Vjetër, pasi askush në klub nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e tij. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme