Rabiot: Pendohem që luajta kundër Barcelonës

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 09:29 | Nga

Rabiot pendohet që vendosi të luajë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, ai nuk ishte i gatshëm për këtë

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, ka thënë se nuk është dashur të luajë ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, ku katalanasit shkruan histori duke përmbysur rezultatin prej 4:0 – pasi fituan 6:1.

Rabiot, i cili shkëlqeu në sfidën e parë ku PSG-ja fitoi 4:0, nuk e bëri të njëjtën gjë në ndeshjen e kthimit dhe tani ka zbuluar se normalisht ai nuk është dashur të luajë pasi ka pasur probleme.

“Kam luajtur me një infeksion në gjoks”, tha Rabiot pas fitores 2:1 të PSG-së ndaj Lyonit të dielën.

“Doja të luaja në këtë ndeshje dhe nuk ishte gjë e mirë. Tani ndihem mirë, por pendohem që luajta atë ndeshje sepse nuk isha 100% i gatshëm”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme