Radamel Falcao transferohet në Rayo Vallecano

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Rayo Vallecano ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Radamel Falcaos, pasi që iu ndërpre kontrata me ish ekipin, Galatasaray.

Sulmuesi 35 vjeçar i bashkohet Rayos me synimin për t’i ndihmuar ata të sigurojnë sigurinë pasi arritën promovimin në LaLiga Santander sezonin e kaluar, ndërsa ai është gjithashtu i vendosur të qëndrojë në formë para Kupës së Botës 2022 në Katarm raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht dëmtimeve që e kishin rënduar Falcaon në sezonet e fundit, sulmuesi kolumbian arriti të shënojë 19 gola në 33 ndeshje në dy vitet e fundit për Galatasaray.

Rayo dhe Falcao arritën një marrëveshje pasditen e 31 gushtit, pavarësisht dyshimeve të klubit në lidhje me formën e tij, moshën dhe dëmtimet e mëparshme.

Të ngjashme