Radja Nainggolan zbulon arsyen pse refuzoi Chelsean

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 11:45 | Nga

Arsyeja kryesore se pse Nainggolan refuzoi klubin londinez është se ai është mësuar me jetën në Itali
Antonio Conte e dëshironte me cdo kusht mesfushorin belg, por ky i fundit nuk ishte i gatshëm të ndërronte ambient pasi është mësuar me mënyrën e të jetuarit në Itali.

“Kam bërë zgjidhjen e mënyrës së jetës, jam në Itali tash e 12 vjet. Ndjehem i respektuar këtu dhe nuk doja të largohesha. Jam i lumtur këtu ku jetoj,” ka thënë Nainggolan.

Ndryshe, këtë javë skuadra e tij Roma bëri një hap prapa drejt luftës për titull pasi u mposht me rezultat 3:2 nga Sampdoria në udhëtim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme