“Granit Xhaka u frikësua se do të refuzohej nga FIFA dhe Zvicra”

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 10:27 | Nga

Babai i yllit të Arsenalit, Granit Xhaka – Ragipi, e ka arsyetuar vendimin e djalit të tij që të mos luajë për Kosovën. Ai, gjithashtu, ka folur edhe për ofendimet ndaj Granitit.

Ai ka theksuar që ofendimet e tilla janë të papranueshme, pasi Graniti nuk e ka fajin që nuk do të luajë për Kosovën, pasi sipas tij kjo pamundësohet nga FIFA.

“Është e vërtetë që kam thënë se dy djemtë e mi do luajnë për Kosovën, por është deklaruar e kundërta nga FIFA. Të gjithë ata që thonë se Graniti është tradhtar të tillë janë vetë”, u shpreh Ragip Xhaka për Koha Ditore.

Sipas Ragip Xhakës nëse kërkesa e Granitit do refuzohej nga FIFA që të luante për Kosovën, atij do t’i mbyllej dera edhe nga Zvicra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme