“Stone Castle” bëhet sponsor i KB Rahoveci

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 14:23 | Nga

Rahoveci që vitin e ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës në basketboll ka arritur të nënshkruaj një marrëveshje shumë të rëndësishme.

“Klubi i Basketbollit Rahoveci ka kënaqësinë të ju njoftoi se është arritur dhe nënshkruar marrëveshja me njërën nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të verës në Kosovë Stone Castel, për sponzorizim gjeneral të KB Rahoveci për tre sezonet e ardhshme 2016/2017, 2017/2018 dhe 2018/2019”, thuhet në njoftimin e klubit.

Marrëveshja është nënshkruar pas një kohe të gjatë negociatash derisa me këtë dokument Stone Castel do të jetë mbështetësi kryesor i skuadrës së Rahovecit në elitën e basketbollit kosovarë.

Marrëveshja është nënshkruar në ambientet e kompanisë në fjalë nga pronari i Stone Castel, Avdi Gecaj dhe Drejtori Sportiv i KB Rahovecit, Alban Rama.

Me këtë rast pronari i Stone Castel, Avdi Gecaj ka thënë se kompania e tij do të qëndroj prapa klubit derisa ka paralajmëruar skuadrat tjera që duhet të kenë frikë nga skuadra e Rahovecit.

“Është ditë e mirë për Stone Castel besoj është ditë e mirë edhe për KB Rahovecin pasi kanë hyrë në Superligë me 24 fitore dhe asnjë humbje. Unë besoj se të njëjtin sukses do ta kenë edhe në Superligë. Skuadrat tjera duhet të kenë frikë pasi Rahoveci ka një mbështetje të mëdha nga kompania jonë. Ne i dëshirojmë shumë suksese në edicionin e ri”, ka thënë Gecaj.

Ndërkohë Drejtori Sportiv i KB Rahoveci, Alban Rama, ka thënë se mbështetja e Stone Castel është shumë e rëndësishme pasi me këtë sipas tij po forcohet themelet e klubit. Ai ka bërë të ditur edhe disa detaje rreth trajnerit të ri që pritet kjo skuadër të angazhoj.

“Falënderojmë kompaninë Stone Castel për mbështetjen e vazhdueshme, derisa bashkëpunimi për tre sezonet e ardhshme me kompaninë Stone Castel garanton se po ndërtohen themele të forta për përfaqësim dinjitoz të klubit tonë në Superligë. Ajo që mund të garantojmë ne si klub është se po bëjmë çdo gjë që është e mundur që komunës tonë t’i ofrojmë një skuadër e cila do të përfaqësoj denjësisht vendin tonë. Ne aktualisht jemi në diskutime për çështjen e trajnerit që do ta zyrtarizojmë së shpejti por edhe me basketbollistët që ishin të angazhuar në sezonin e kaluar ku të gjithëve është duke iu ofruar mundësia që të vazhdojnë angazhimin në klub”, ka thënë Rama.

Klubi i Basketbollit Rahoveci që nga përfundimit i edicionit të kaluar ka nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ri që do të jetë i pari në historinë e kësaj skuadra në Superligë.

https://www.youtube.com/watch?v=USrWArTKUM8&feature=youtu.be

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme