Rahoveci liron basketbollistët e huaj

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, Rahoveci ka njoftuar se ka liruar gjithë basketbollistët e huaj.

Te klubi kanë njoftuar se duke analizuar situatën dhe duke e parë se nuk dihet kur do të vazhdojë stinori dhe nëse do të vazhdojë, kanë vendosur të lirojnë basketbollistët e huaj.

“Ne falënderojmë secilin prej tyre për kontributin e çmuar që e kanë dhënë për skuadrën tonë, me shpresë se dikur, do të takohemi sërish. Do të ishte jonjerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat e larta shtetërore”, është thënë nga Rahoveci.

Të ngjashme