Rahoveci ndal serinë e Bashkimit

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Klubi i basketbollit Rahoveci e ka mbyllur vitin në pozitën e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci të mërkurën ka mposhtur skuadrën e Bashkimit në palestrën “Mizahir Isma”.

Ndeshja e xhiros së 12-të, përfundoi me rezultatin 81:74 në të mirë të skuadrës së Rahovecit.

Me këtë fitore, Rahoveci ngritët në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, sa i ka edhe Ponte Prizreni që është i dyti por që ka koshdallim më të dobët.

Marvin Jones (24), Isaiah Trayner (18) dhe Alban Veseli (12) ishin më të dalluarit te Rahoveci që u kthye te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit. Ndërkohë, për Bashkimin që regjistroi humbjen e parë pas pesë fitoreve rresht, më efikasi ishte amerikan Sean Hoehn me 30 pikë të shënuara

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme