Rahoveci përforcohet me një qendër nga Amerika

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

“Vreshtarët” njoftuan këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me Isaiah Manderson, shkruan Gazeta Express.

Basketbollisti amerikan është i gjatë 208 centimetra dhe luan në pozitën 5.

Manderson më herët ka luajtur në ligat elitare të Qipros, Maqedonisë së Veriut, Islandës, Sllovenisë, Porto Rikos, Zvicrës, Uruguait dhe në kolegjet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qendra e re e Rahovecit së fundi u aktivizua te skuadra qipriote, Apop Parphou, ku luajti me mesatare prej 18.7 pikëve dhe 9.2 kërcimeve për ndeshje.

Të ngjashme