Rahoveci – Ponte, përballja e liderëve të Superligës

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e 18-të e Superligës së basketbollit e sjell sot ndeshjen derbi në mes të skuadrave kryesuese në ligën elitare

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet tjera të xhiros së 18-të.

Dje, Golden Eagle Ylli e mposhti Sigal Prishtinën në kryeqytet, ndërsa Peja ishte bindshëm më e mirë se Bashkimi, shkruan Gazeta Express.

E sot do të luhet dueli kryesor i kësaj xhiroje në mes të Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Të dyja skuadrat janë në krye të tabelës me nga 29 pikë, respektivisht me nga 12 fitore dhe 5 humbje.

Prandaj, ky konsiderohet një super-duel, derisa skuadra fituese do të shkëputet në krye të tabelës.

Një tjetër ballafaqim interesant sot pritet të jetë edhe ai Vëllaznimi – Trepça.

Këto ekipe i kanë nga 4 fitore dhe nga 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë.

Kështu që, fitorja për to në këtë ndeshje do të jetë e domosdoshme.

Ndeshjet e Superligës i transmetojnë Kujtesa dhe T7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme