Rahoveci synon t’i bashkohet Prishtinës në “Champions”, katër skuadra të tjera duan BIBL-in

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Z Mobile Prishtina, e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por dilema mbetet nëse do përfshihet si në dy vjetët e shkuar në fazën kualifikuese apo nëse do të bëjë vend direkt në fazën e grupeve, siç pretendon ajo.

E këtë garë po e synon edhe nënkampioni Rahoveci, natyrisht duke u përfshirë në fazën kualifikuese. Pos këtyre dy skuadrave, që stinorin e shkuar luajtën në të dyja finalet – plejofit dhe Kupës – garat ndërkombëtare i synojnë edhe katër të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Superliga e Kosovës numëron tetë skuadra dhe gjashtë prej tyre kanë ambicie të luajnë edhe jashtë kufijve.

Golden Eagle Ylli, Bashkimi, Ponte Prizreni dhe skuadra e sapopromovuar në elitë Feronikeli po mendojnë për Ligën Ballkanike.

Prishtina në dy edicionet e fundit është paraqitur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, që është gara e tretë e klubeve në Evropë për nga cilësia, por është eliminuar dhe ka vazhduar garimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, garë më e ulët se “Championsi”.

E pas suksesit të arritur sezonin e shkuar, kur skuadra bardh e kaltër arriti të futet mes 16 më të mirave në këtë garë, për sezonin e ri pretendon të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pa marrë pjesë në kualifikime. Për këtë vendos FIBA Evropa dhe koeficienti i skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme