Rahoveci thellon krizën e Trepçës

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Trepça vazhdon të mos përfitojë nga përkrahja e madhe e tifozëve në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça ka humbur ndeshjen e tretë prej katër sa i ka zhvilluar gjithsej në pjesën e dytë të kampionatit, ndërsa për herë të dytë rresht është mposhtur në palestrën e zjarrtë buzë Ibrit, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dielën mitrovicasit pësuan nga Rahoveci me rezultat të ngushtë, 78:77. Në palestër ishin rreth 1200 shikues.

Në shtëpi “xehetarët” kanë pësuar edhe nga Golden Eagle Ylli, derisa Z Mobile Prishtina i mposhti në udhëtim. Fitoren e vetme e kanë ndaj Lipjanit në udhëtim. Trepça renditet e pesta me 26 pikë, ndërsa do të vazhdojë garën me Ponte Prizrenin dhe Bashkimin për pozitën e katërt.

Edhe dy skuadrat prizrenase i kanë nga 26 pikë. Ndërkohë Rahoveci renditet i treti me 30 pikë, sa i ka edhe Ylli në vend të dytë. Në klasifikim prin Z Mobile Prishtina me 36 pikë, përkatësisht me të gjitha fitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme