Rahovecianët organizojnë turnir në kohë pandemie, arrestohen 21 “lojtarë”

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Në fashtin Gexhë të Rahovecit janë arrestuar 21 perosna të cilët kanë organizuar turnir në futboll në kohë pandemie, ku mes tyre ishin 3 të mitur, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit (18) tetëmbëdhjetë janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar.

“Janë arrestuar 21 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë takuar në palestrën e sportit, disa duke luajtur me top dhe disa shikues të cilët nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia”, thuhet në raportin e policisë.

Komuna e Rahovecit deri më tani nuk ka raste pozitive me koronavirus.

Të ngjashme