Raiola: Ibrahimoviq mund të vazhdojë karrierën

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 13:37 | Nga

Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviç-it, Mino Raiola, tha se ylli suedez i Manchester United ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe se do të mund të vazhdojë karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Raiola dha deklaratë në lidhje me gjendjen e fundit të Ibrahimoviç-it, i cili ishte lënduar në ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër ekipit belg Anderlecht më 20 prill dhe i cili u largua nga fusha një kohë të caktuar.

“Ibrahimoviç kaloi një operacion të suksesshëm në gju. Do të rikuperohet. Nuk ka rrezik për përfundim të karrierës së tij”, ka thënë Raiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme