Raiola kërkoi shumë para për Haalandin

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ishte i interesuar për sulmuesin norvegjez, por kërkesat e menaxherit italian për Haalandin dhe për vete ishin të larta

Erling Haaland ishte objektivi kryesor i Chelseat gjatë kësaj vere.

Por, “Blues” hasën në vështirësi për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Dhe, në fund ata e rikthyen Romelu Lukakun, të cilin e blenë nga Interi.

E prapa dështimit të transferimit të Haalandit në “Stamford Bridge” qëndron menaxheri i tij, Mino Raiola.

Menaxheri italian në fakt e kishte kërkuar një rrogë vjetore prej 50 milionë eurosh për klientin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”.

Raiola po ashtu i kishte kërkuar 40 milionë euro si menaxher i lojtarit.

Megjithatë, Chelsea ishte dorëzuar para kohe dhe nuk ia kishte bërë fare ofertën Borussia Dortmundit.

Gjithashtu, interesim për Haalandin kishin shfaqur edhe Real Madridi, Manchester United dhe Manchester City.

Të ngjashme