Rakitic drejt Serie A

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Ivan Rakitic duket se nuk do ta ketë të gjatë rrugëtimin me Barcelonën.

Rakitic pritet të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së dimrit, në muajin janar.

Mesfushori kroat nuk ka pasur hapësirat e duhura gjatë këtij fillim sezoni me Barcelonën, duke bërë që të lindin pakënaqësi tek ai.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve dhe Inter janë dy destinacionet e mundshme për Rakitic, në janar.

Çmimi i Rakitic mund të pësojë rënie drastike, dhe kartoni i lojtarit besohet se mund të sigurohet me vetëm 35 milionë euro.

Gjasat janë të mëdha që Rakitic të largohet nga Barcelona gjatë muajit janar.

Të ngjashme