Rakitic e bën të qartë: Nuk do të shkoj në Inter

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, e ka bërë të qartë se nuk do të transferohet në Inter gjatë afatit kalimtar të vetës, duke thënë se është i lumtur në Barcelonë dhe se kurrë nuk i ka shkuar në mendje të largohet.

Ivan Rakitici ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm në Inter tash e një kohë të gjatë dhe Mundo Deportivo kishte raportuar para disa ditëve se zikaltrit ishin afër arritjes së një marrëveshjeje me mesfushorin e Barcelonës.

Megjithatë, me deklaratën e fundit, Rakitici nuk ka lënë hapësirë për spekulime pasi që ka bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, pasi që është i lumtur aty.

“Nuk e di pse më lidhin mua me Interin. Nuk mund ta sqaroj. I respektoj skuadrat e tjerë shumë. Interi është një skuadër e mrekullueshme dhe ne kemi luajtur kundër tyre këtë sezon”, ka thënë Rakitic.

“Kam bashkëlojtar atje dhe i respektoj ata, por është një gjë tjetër të shkosh atje. Unë jam aty ku dua të jem dhe nëse Interi po mendon për mua, atëherë kjo është sepse unë jam duke bërë punë të mirë, por jam i lumtur në Barcelonë”.

“Familja dhe vajzat e mia janë të lumtura këtu, gjithashtu. Unë jam duke menduar për asgjë tjetër. Kam një kontratë trevjeçare këtu dhe këtu dua të jem, këtu ku jam i lumtur”.

“Jam duke bërë punë shumë të mirë këtu dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër. E kuptoj se ju gazetarët duhet të flisni dhe të gjithë i kanë mendimet e tyre. E respektoj Interin, por largimi nuk më ka shkuar kurrë në mendje”.

Të ngjashme