Rakitic i jep fund spekulimeve për të ardhmen

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Nuk do të shkojë as në Itali, por s’do të ndërrojë skuadër as në Spanjë – Rakitic do të mbetet te Barcelona…

Ivan Rakitic ka konfirmuar se edhe sezonin 2020/21 do ta veshë fanellën e Barcelonës.

Është spekuluar shumë për të ardhmen e kroatit, por 32-vjeçari nuk dëshiron të ndërrojë skuadër, të paktën jo këtë verë.

“Kam folur me klubin dhjetë apo 15 ditë më parë dhe përfundimi është se s’kam për çfarë të flas sepse kam kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barcelonën dhe dua të jem këtu dhe të vazhdoj të luajë me këtë klub”, tha Rakitic.

“Për më shumë, gruaja dhe vajzat janë të lumtura në këtë qytet. Nuk ka asnjë arsye që të flasim për diçka tjetër”. 

Të ngjashme