Rakitic qesh me spekulimet për largimin e mundshëm nga Barcelona

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Rakitic është i vendosur, dëshiron të qëndrojë në Barcelonë deri në fundin e kontratës

Është raportuar shumë se Ivan Rakitic mund të largohet gjatë verës nga Barcelona.

Por, vet kroati ka hedhur poshtë gjithçka.

Ai thotë se është i lumtur në Barcelonë, me të cilin klub ka kontratë deri më 2021.

“Jam mësuar paksa me këtë. Kam qenë këtu për gjashtë vite – kështu që për gjashtë vite ka pasur pak a shumë këso gjërash”, tha ai për Sky Sportin e Gjermanisë.

“Duhet të mësohem me këto, e di se futbolli nuk është vetëm sport. Është diçka më shumë, e dimë këtë, kështu që duhet të mësohemi – nganjëherë duhet të qeshni me këto”.

“Kam ende kontratë, kur nënshkruaj një kontratë gjithmonë tentoj ta përmbushi atë dhe nëse nuk ndodh për çfarëdo arsye, do të ulemi për të diskutuar, por për momentin jam shumë i lumtur këtu dhe jam duke menduar për gjëra tjera”.

Të ngjashme