Rakitiq drejt Juventusit

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat Ivan Rakitiq është i gatshëm që në fund të këtij edicioni të transferohet te Juventusi, ka shkruar të hënën gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Rakitiq 31-vjeçar, tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe ekipi italian ka filluar negociatat me Barcelonën për transferimin e tij, transmeton “Koha Ditore”. Rakitiq do të largohet nga Barcelona, pasi klubi spanjoll ka siguruar shërbimet e holandezit Frenkie De Jong.

Kroati 31-vjeçar, ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021 kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka nëntë asistime në 45 ndeshje.

Kartoni i tij, vlerësohet mbi 50 milionë euro. Rakitiq karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Schalke e Baseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme